24 ore lajme: Nicholson përkrah hapur Clintonin Nicholson përkrah hapur Clintonin ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 03 March, 2008 01:30:00 Jack Nicholson ka shprehur hapur simpatinë e tij për kandidaten presidenciale, Hillary Clinton. Ai ka edituar një video-incizim të montuar me rolet e tij kryesore dhe paraqitjet gjatë nominimeve të shpërblimeve për shumë çmime gjatë viteve të kaluara. Që në skenën e parë të xhirimit Jack paraqitet si një Xhoker, duke u munduar t’i bëjë adhuruesit të qeshin. "Dhe tani njerëz, është koha për ju të vendosni se kujt i besoni. Hubba, hubba, hubba. Para, para, para", iu thotë ai audiencës në veprën e titulluar "Jachk dhe Hill". Ai shumë qartë e ka thënë në xhirim se nuk është i kënaqur me administratën e tanishme, duke theksuar se Clinton "është e gatshme të merret me 47 milionë amerikanët pa sigurim shëndetësor".