24 ore lajme: Reagime te ashpra ne Amerike rreth humbjes se tenderit nga Boeing Reagime te ashpra ne Amerike rreth humbjes se tenderit nga Boeing ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 01 March, 2008 02:29:00 Një kontratë e madhe për të furnizuar forcën ajrore të SHBA me një avion rifurnizimi gjatë fluturimit është fituar nga Northrop Grumman e Kalifornisë dhe kompania evropiane, EADS -- pronar i Industrive të Airbus-it. Ata fituan përballë prodhuesit amerikan të avionëve, Boeing. Në një kontratë me vlerë deri në 40 miliardë dollarë, fituesit do të ndërtojnë 179 çisterna që përdoren për të mundësuar qëndrimin më gjatë në ajër të avionëve. Një kontratë fillimisht i ishte ofruar Boeing në 2003, por ajo ra pas një skandali për fryrje të çmimeve dhe korrupsion. Sekretari i Forcës ajrore amerikane, Michael Wynne, tha se çisternat e reja do të jenë me përfitim për amerikanët dhe aleatët e tyre. Reagime të ashpra në SHBA Humbja e kontratës me vlerë 40 miliardë dollarë nga Boeing ka marrë protesta të zemëruara në Kongres. Deputetë nga shteti i Uashingtonit dhe Kansasit që kanë uzina të mëdha të Boeing-ut shprehën zemërim që kontrata i ishte dhënë një konsortiumi pjesë e të cilit ishte dhe Airbus-i evropian. Avionët do të përfundojnë së ndërtuari në Alabama, por pjesa më e madhe e pajisjeve do të prodhohen në Evropë. Boeing tha se po priste një shpjegim nga ushtria para se të vendoste nëse do të apelonte apo jo.