Faqja e Pare | Bota | Amerika | Sen. Mekein hedh poshtë akuzat për marrëdhënie intime me një lobiste

Sen. Mekein hedh poshtë akuzat për marrëdhënie intime me një lobiste

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Këtu në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan presidencial Xhon Mekejn hodhi poshtë njoftimet e botuara në një artikull të gazetës New York Times për marrëdhënie të papërshtatshme me një lobiste.

Senatori i Arizonës u tha sot gazetarëve në Ohio se ai dhe lobistja Viki Aisman ishin thjeshtë miq. Ai tha se nuk kishte ndërmarrë asnjëherë ndonjë veprim të papërshtatshëm në drejtim të saj gjatë kohës që shërbente si Kryetari i Komisionit të Senatit për Tregtinë.

Gazeta Nju Jork Tajms shkruan se klientë të zonjës Aisman kishin kontribuuar dhjetëra mijëra dollarë për fushatën e tij. Zoti McCain tha se është shumë i zhgënjyer nga ky artikull. Artikulli citon ndihmës të paidentifikuar të kenë thënë se ishin të shqetësuar për një marrëdhënie të mundshme ndërmjet zotit McCain dhe zonjës Aisman gjatë kandidimit të tij të parë për Shtëpinë e Bardhë.

Artikulli theksoi gjithashtu se ndihmësit shqetësoheshin se zoti McCain po rrezikonte fushatën dhe karrierën e tij. Artikulli i Nju Jork Tajmsit vë në dukje se në atë kohë, zonja Aisman përfaqësonte kompani telekomunikacioni, veprimtaritë e të cilave po diskutoheshin para komisionit të senatit për çështje tregëtare, i cili kryesohej nga zoti Mekejn.

Nju Jork Times shton se të dy ata i kanë përgënjeshtruar njoftimet për marrëdhënie intime mes tyre ose për favore

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0