Faqja e Pare | Bota | Amerika | Presidenti Xhorxh Bush bën një vizitë të papritur në Irak

Presidenti Xhorxh Bush bën një vizitë të papritur në Irak

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti Bush duke iu shmangur goditjes me kepuce nga nje gazetar irakian

Presidenti Xhorxh Bush bëri një vizitë të papritur në Irak, vizita e tij e fundit si president për t’u takuar me trupat amerikane dhe me udhëheqësit irakianë para se të largohet nga detyra më 20 janar.

Presidenti amerikan mbërriti në Bagdat sot mbasdite, nën masa të rrepta sigurie për t’u takuar me homologun e tij irakian, Xhalal Talabani, me kryeministrin Nuri al-Maliki dhe me Presidentin e rajonit gjysëm-autonom kurd, Masud Barzani.

Zoti Bush nënshkroi një deklarataë të përbashkët me Kryeministrin irakian Nuri Al Maliki, lidhur me një marrëveshje të re sigurie.

Gjatë konferencës së shtypit, një gazetar irakian e quajti Presidentin Bush “qen” dhe hodhi këpucët në drejtim të tij, por pa e arritur ta godasë atë. Rojet e sigurisë e hoqën me forcë gazetarin nga dhoma. Presidenti Bush bëri shaka lidhur me incidentin, duke thënë se nuk e kishte ndjerë veten të kërcënuar.//

Komente (1 vendosur):

pisi ne 16 December, 2008 03:14:42
avatar
Yua are hero

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0