Faqja e Pare | Bota | Amerika | Obama, Klinton në zgjedhjet e sotme paraprake në Indiana dhe Karolinën e Veriut

Obama, Klinton në zgjedhjet e sotme paraprake në Indiana dhe Karolinën e Veriut

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kandidatët demokratë për president Barack Obama dhe Hillari Klinton po bëjnë përpjekjen e fundit për përkrahës para zgjedhjeve paraprake në Indiana dhe Karolina e Veriut. Zgjedhjet e sotme paraprake janë shumë të rëndësishme si për Barak Obamën edhe për Hillari Klintonin.

Senatorja Klinton shpreson të mbajë gjallë shpresat e saj për të fituar kanditaturën e partisë duke i shtrirë edhe më tej fitoret e saj në Pensilvani dhe Ohio.

Zoti Obama kërkon të rimarrë vrullin e mëparshëm të fushatës së tij, pas disa javësh në pozicion mbrojtës lidhur me marrëdhëniet e tij me ish pastorin Jeremiah Rajt.

Zonja Klinton u tha votuesve në Karolinën e Veriut se eksperienca e saj politike i jep avantazh ndaj zotit Obama për çështje që kandidati duhet të jetë i përgatitur të përballojë qysh në ditën e parë të presidencës.

“Bota do të marrë frymë lirisht kur kamionat me mobiljet në Shtëpinë e Bardhë do të largohen për në Teksas. Por atëherë, dua që të mendoni se me çfarë çështjesh do të përballet presidenti i ardhshëm. Dy luftra, një luftë që duhet përfunduar në Irak dhe sjellja e trupave në vend dhe një luftë aë duhet fituar në Afganistan dhe ndjekja e atyre që sulmuan vendin tonë. Një ekonomi në krizë me çmimet e karburantit që po shpërthejnë”.

Zoti Obama u tha gazetarëve se ai vazhdon të mbetet i vendosur se do të sigurojë emërimin e Partisë Demokrate për president, kur zgjedhjet paraprake të përfundojnë më 3 qershor.

Senatori Obama ka një epërsi të vogël ndaj senatores Klinton për sa i përket numrit të delegatëve dhe është përpjekur ditët e fundit ta ripërqëndrojë fushatën e tij në çështjet ekonomike dhe të qëndrojë larg debateve që kanë të bëjnë me pastorin Rajt.

Zoti Obama foli për televizionin MSNBC.

“Të gjithëve u vjen radha të kritikohen nga media dhe sigurisht që fushata ime e ka përjetuar këtë gjatë ditëve të fundit. Por ajo që kam parë është se populli amerikan po kërkon njeriun që do të luftojë vërtetë për ta, që do të sigurojë ëndrat dhe shpresat e tyre".

Ndërkohë kandidati republikan, senatori Xhon Mekein është zotuar se nuk do t’i përdorë lidhjet e senatorit Obama me pastorin Rajt në fushatën elektorale në se zoti Obama është kandidati demokrat. Zoti Mekein foli në një konferencë shtypi në Arizona.

“Senatori Obama ka thënë se kjo është një çështje politike legjitime në fushatën e tij. Ai do të përgjigjet për këtë çështje. A mendoj unë se komentet e pastorit Rajt ishin të gabuara? Padyshim ashtu si të gjithë amerikanët. Por ky do të jetë një diskutim që senatori Obama do ta ketë me popullin amerikan".

Zoti Mekein ka fatin të përqëndrohet në bashkimin e partisë së tij dhe në grumbullimin e fondeve ndërsa gara e demokratëve duket se do të vazhdojë për një farë kohe.

Anketat e fundit i japin zonjës Klinton një farë epërsie në Indiana kurse zoti Obama vazhdon të jetë në krye në Karolinën e Veriut.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0