24 ore lajme: Banka Qendrore amerikane ul interesat me 0.25 përqind Banka Qendrore amerikane ul interesat me 0.25 përqind ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 April, 2008 04:11:00 Banka Qendrore amerikane uli interesat me 0.25 përqind duke i çuar në dy përqind për të ndihmuar stimulimin e ekonomisë. Në një deklaratë që shoqëronte vendimin, banka qendrore tha se kreditë dhe tregu në rënie i shtëpive do të vazhdojnë të ndikojnë mbi ekonominë. Banka Qendrore ose Rezerva federale, siç njihet ndryshe, tha gjithashtu se pret që inflacioni të jetë i moderuar ndërkohë që çmimet e energjisë dhe mallrave të tjera të konsumit do të stabilizohen. Kjo është hera e shtatë që Banka Qendrore ul normat e interesit të fondeve federale - norma me të cilën bankat dhe institucionet e tjera të depozitimit i japin kreditë njëra tjetrës zakonisht brenda natës. Të mërkurën, Departamenti amerikan i Tregëtisë tha se ekonomia është rritur me 0,6 përqind gjatë tre-mujorit të parë të 2008-ës.