Faqja e Pare | Bota | Amerika | Banka Qendrore amerikane ul interesat me 0.25 përqind

Banka Qendrore amerikane ul interesat me 0.25 përqind

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Banka Qendrore amerikane uli interesat me 0.25 përqind duke i çuar në dy përqind për të ndihmuar stimulimin e ekonomisë.

Në një deklaratë që shoqëronte vendimin, banka qendrore tha se kreditë dhe tregu në rënie i shtëpive do të vazhdojnë të ndikojnë mbi ekonominë.

Banka Qendrore ose Rezerva federale, siç njihet ndryshe, tha gjithashtu se pret që inflacioni të jetë i moderuar ndërkohë që çmimet e energjisë dhe mallrave të tjera të konsumit do të stabilizohen.

Kjo është hera e shtatë që Banka Qendrore ul normat e interesit të fondeve federale - norma me të cilën bankat dhe institucionet e tjera të depozitimit i japin kreditë njëra tjetrës zakonisht brenda natës.

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Tregëtisë tha se ekonomia është rritur me 0,6 përqind gjatë tre-mujorit të parë të 2008-ës.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0