24 ore lajme: Clinton-Obama vazhdojnë betejën Clinton-Obama vazhdojnë betejën ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 31 March, 2008 11:27:00 Kandidatët demokratë në garën presidenciale, Hillary Clinton dhe Barack Obama vazhdojnë betejën për të marrë emërimin e partisë së tyre ndërkohë që senatori Patrick Leahy i bëri thirrje zonjës Klinton të largohet nga gara, duke u bërë anëtari i parë i Kongresit që e bën publikisht një thirrje të tillë. Por senatorja Klinton thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në garë për t’u dhënë shans votuesve në nëntë shtetet amerikane që nuk kanë zhvilluar ende zgjedhjet paraprake të thonë fjalën e tyre.