Faqja e Pare | Bota | Amerika | Presidenti amerikan Bush: Mbeshteta pavaresine e Kosoves sepse besoj tek Liria

Presidenti amerikan Bush: Mbeshteta pavaresine e Kosoves sepse besoj tek Liria

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti amerikan Bush

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush ka theksuar se pavarësia e Kosovës ishte zgjidhja më e mirë për rajonin dhe për paqen, ndërkohë që ka shfaqur shpresën se edhe Serbia më në fund do të pajtohet dhe do të ndihmojë suksesin e saj.
Mjetet amerikane të informimit njoftojnë se në një intervistë që i ka dhënë Televizionit të Kroacisë presidenti Bush ka nënvizuar se ai mbështeste pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe ka theksuar se
shpresonte se respektoheshin edhe të drejtat njerëzore dhe politike te pakicës serbe në Kosovë.

"Kosova përbënë aktin e fundit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë," ka thënë presidenti amerikan, duke shtuar se ai kishte mbështetur pavarësinë e Kosovës sepse besonte në lirinë dhe në të drejtën e çdo njeriu që ia japë Perëndia.

"Unë i admirojë vendet që luftojnë për demokraci. Edhe në vendin tonë ne kemi pasur të njëjtin problem, për më shumë se 100 vjet ne kemi mbajtur skllevër dhe skllevërit ishin ata që u bënë qëndresë e lirisë dhe demokracisë," ka thënë Bush, duke përkujtuar se edhe të parët e ish Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice ishin skllevër.

Në këtë intervistë Bush ka folur edhe për samitin e ardhshëm të NATO-së në Bukuresht me ç'rast ka dhënë mbështetjen e tij të fuqishme për anëtarësimin edhe të Kroacisë në Aleancën ushtarake Perëndimore.

Ai me këtë rast ka shfaqur shpresën se vendet e tjera anëtare do të mbështesin anëtarësimin edhe të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Pas samitit të NATO-së Bush do të bëj një vizitë të papritur edhe në Moskë, ku do ta takojë presidentin Vlladimir Putin, në përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale për shkak të qëndrimeve të
kundërta midis tyre rreth mbrojtjes nga raketat, pavarësisë së Kosovës dhe zgjerimit të NATO-së.

Komente (5 vendosur):

bal balija ne 28 March, 2008 02:21:27
avatar
PO be po me vende e ke ska fjal ,duhet mu ber pak qetesi ne ballkan .
ajet kraishta ne 29 March, 2008 02:36:10
avatar
o,zotri
BUSH,a´ka mundesi burr prej Janarit vitit te ardheshem?...
ME u ba PRESIDENT I YNI PER NJA TETE(8)VJET. se maruem per nji PRESIDENT te kalibrit tuaj,
Hjeknaj qeta qe i kem...aman.
amin
ajet kraishta ne 29 March, 2008 02:48:23
avatar
ku jeni o shqiptqar?
ku jeni o arab mysliman?
ku jeni o o,goran te mutit?
ku jeni o shkie e magjup?
ku jeni o KAFSH,me fe e te pa fe?
apo si duket ju ra prap serbia,apo jo,cka u ba me ju,O-TRIMAT E,!!!!...
ajkun shqiptari ne 29 March, 2008 05:40:32
avatar
te nderuar eshte mire per ne nga kryetari i fuqis me te madhe ne bote Bush ,por bushi nuk eshte ky fundi i shperberjes se jugosllavis ,se ende ka mbetur e roberuara kosova lindore dhe se ende nuk dihet fati i mitrovices.
bal balija ne 29 March, 2008 12:11:12
avatar
HAHAHHHAHA AJKUN arabi hupi gorani hupen krejt hahaha tung nga B92 hahhaa kritikani nga ish yu jo nga ks e nga AL hahaa eh kto balat hupen

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00