Autoritetet amerikane fillojne hetimin kriminal per kompanine qe blinte municione nga Shqiperia
Associated Press shkruan sot se ushtria amerikane i ka hequr te drejten kompanise me baze ne Majemi AEY, Inc e Efraim Demirolit qe te lidhe kontrata me qeverine amerikane ne biznesin e armeve. Kjo vjen sot pas publikimit te artikullit ne New York Times. AP njofton se kjo kompani eshte nen nje hetim kriminal sepse ka shitur municion kinez tek qeveria e Afganistanit ne nje kohe kur ligji amerikan e ndalon qe qeveria e ketij vendi te beje biznes armesh me Kinen apo me municione kineze nepermjet te treteve.
AP nuk thote nese edhe qeveria e Shqiperise, konkretisht kompania MEIKO eshte nen hetim nga autoritetet amerikane , por akuzat per kompanine e Demirolit jane te tilla qe implikojne direkt qeverine e Shqiperise ne kete trafik
AP njofton se kompania amerikane e Demirolit e cila kishte lidhur kontrate 300 milion dollare me Pentagonin paraqiste dokumente sikur ajo tregtonte materiale luftarake te prodhuara ne Hungari kur ne fakt ato ishin kineze. Per kete gje kjo kompani bente ripaketim te materialeve kineze ne arka te reja qe shkruani se keto ishin prodhim hungarez.
Tashme shqiptaret jane ne dijeni te skandalit te ripaketimit te municioneve kineze sic jane edhe ne dijeni te4 ekzistences se nje kompanie fantaznme ndermjetese ne Qipro e cila realizonte tregtine me amerikanet me dyfishin e cmimit qe keto municione i blinin nga MEIKO.
Qe qeveria e Shqiperise kishte dijeni se SHBA e ndalonte tregtine e materialeve kineze , kete e pranoi edhe kryeministri Berisha ne Kuvend kur theksoi se ligji shqiptar nuk e ndalon kete tregti dhe ligji afganas nuk e ndalon gjithashtu.
Tashme afera e armeve po vertetohet plotesisht si nje trafik nderkombetar armatimi
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj