24 ore lajme: New York Times boton artikullin e shumeperfolur mbi furnizimin e ushtrise afgane me armatim dhe nga Shqiperia New York Times boton artikullin e shumeperfolur mbi furnizimin e ushtrise afgane me armatim dhe nga Shqiperia ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 27 March, 2008 06:33:00 Gazeta e njohur amerikane New York Times ka publikuar sot një raport prej 13 faqesh mbi skemën e furnizimit me armë të ushtrisë Afgane nga Shqipëria. Më poshtë do të publikojmë të plotë këtë raport, mbi të cilin kanë investiguar 7 gazetarë të kësaj gazete. Shpërthimi i një depoje armatimi në Shqipëri, u bë shkas për të hedhur dritë mbi problemet e municioneve dhe skemën e furnizimit të ushtrisë afgane. Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria Afgane u bë e varur nga ushtria amerikane, dhe mbështetja u dha më shumë në luftën kundër Al Qaedas dhe Talebanëve. Por për të armatosur forcat Afgane, të cilat kanë qenë edhe udhëheqësit e kësaj lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar. Me një kontratë nga SHBA, të vlefshme 300 milionë dollarë, kompania AEY Inc., e cila operon e paregjistruar në një zyrë në Miami Beach, u bë furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të policisë. Që atëherë, kompania ka furnizuar municion që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nëpër arka. Municioni është vëzhguar nga vetë gazetarët e New York Times ndërkohë që është konfirmuar edhe në intervistat me zyrtarë Amerikanë dhe Afganë. Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra të bllokut komunist, dhe është konsideruar e pasigurt dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO. Për ta asgjësuar këtë municion të rrezikshem per jeten e njerzve, janë vënë në dispozicion miliona dollarë. Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi, që në listën e rezervës federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve. Për më tepër, miliona nga këto pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke e qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan. Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është rregjistruar fshehtaz në një bisedë që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri. Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë AEY nga ‘The Times’, Ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar duke thënë se armët ishin Hungareze dhe jo kineze. Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje. Problemet me municionin ishin evidente në vende si Nawa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku një zv/kolonel Afgan bëri ekspertizën e arkave me fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë duke zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar në Kinë në vitin 1966. “Ky ishte municioni që ata na jepnin për të luftuar” – tha koloneli, Amanuddin, i cili si shumë të tjerë afganë ka vetëm një emër. “Ky municion na bëri të shqetësoheshim, pasi ishte shumë i vjetër, dhe municioni pas shumë dekadave bëhet më pak i fuqishëm, dhe shumë më pak i sigurtë. AEY është një kompani mbrojtjeje e panjohur më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe Irak. Është një kompani e dalë nga errësira dhe duket se është një sukses i pashembullt i administratës së Bush-it, dhe strategjisë së tij së luftës. Lexoni me poshte artikullin: Për shkak të kërkesave të qeverisë afgane për armë e logjistike nga SHBA, Pentagoni vendosi të nënshkruante një kontratë me një firmë AEY inc ne Miami e cila fitoi tenderin prej 300 milionë dollarësh janarin e shkuar. Kjo firmë drejtohej vetëm nga një 22 vjecar Efraim Diveroli. Është fakt se Diveroli ka siguruar municione që ishin 40 vjecare të vjetra dhe te dekompozuara, dhe këto i ka siguruar nga vendet e ish- bllokut komunist. Por, për këto municione Departamenti Amerikan i Shtetit dhe NATO kane shpenzuar miliona dollarë për t’i asgjesuar. Për të blerë këto municione kompania e Diverolit ka përdorur nënkontraktorë ose ndërmjetës nga një listë federale kompanish të dyshuara për trafik të paligjshëm armësh. Që këtu fillon sipas artikullit tregtia e pandershme e armëve që përfshin dhe Shqipërinë dhe që përfundoi tragjikisht me Gerdecin. Artikulli më tej thotë se pas zbulimit të gjithë aferave të kompanisë së Diverolit, kjo kompani u pezullua këtë javë nga gjithë kontratat e ardhshme federale. Gjithë historia u zbulua vjeshtën e shkuar në Afganistan. Krejt rastësisht një prej koloneleve afganë hap një nga arkat e dërguara me municione dhe prej andej dalin municione të prodhura më 1966 në Kinë. Koloneli afgan thotë: “Ja cfarë na japin për të luftuar”. Më vonë kjo shërbeu për hetuar kompaninë AEY të Diverolit, që deri në 2003 ishte krejt e panjohur, por që u rrit në kohën kur adminstrata “Bush” nxiti kontraktorët privatë si elementë integrale të stratregjisë së tij anti-luftë. Kompania e Diverloit u krijua nga Majkëll Diveroli i ati i Eframimit në 1999. Atëkohë Efraimi ishte vetëm 13 vjec. Artikulli thotë se ambiciet e Eframimit që fillimisht kishte vetëm 1% aksione, ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe nisi të bënte kontrata të mëdha. Me 2005 kur ai mbushi 19 vjec u bë president ii kompanisë. Kjo kompani fitoi kontrate edhe per te derguar armë në Irak ku biznesi përfshinte një kontratë 5.7 milionë dollarë. Por jeta dhe reputacioni i Diverolit nisi te binte për shkak edhe të disa problemeve me drejtësinë lidhur me vajzat apo edhe me patentë false. Në të gjitha ai mbrohej duke thënë se ishte kompani e rëndësishme e kontraktuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe veprimtaria që ai bënte ishte e klasifikuar. Duke lënë mënjanë problemet personale te Diverolit, i kthehemi aferës së tij në Shqipëri. Ai nisi të blinte armë nga vendet e ish- bllokut sovjetik: Shqiperia, Bullgaria, Republika Ceke, Hungaria, Kazakistani, Mali i Zi, Rumania dhe Sllovakia. Problemi ishte se këto municione ishin edhe të rregullta nga bunkerë me temperatura normale, por edhe nga depot e ekspozuara, pra një pjesë arsenali ishte e cilësise së lartë, ndërsa një tjetër ishte thjesht skrap i armatimeve të abandonuara sovjetike. NATO kishte kërkuar që armët të ishin jo më të vjetra se 10 vjet, dhe kur blerja behej nga vetë SHBA apo NATO, procesi ishte i rregullt brenda gjithë standarteve, paketim, testim transport etj. Një vend shumë interesant per Diverolin ishte Shqipëria, që kishte një stok të tërë municionesh shumica kineze të viteve ’60 dhe të viteve ‘70. Fakeqësisht 90% e municioneve në këtë vend ishin më shumë se 40 vite te vjetra. Problemet me Shqiperinë u evidentuan pikërisht këtë muaj nga shpërthimi i depos së Gerdecit, ku sipas artikullit vdiqën 22 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Por, problemi ishte se në vlerësimet perëndimore për municionet shqiptare ishte evidente se Shqipëria hynte në programet e sponsorizimeve për shkatërrimin e këtyre municioneve. Gjatë 2007, SHBA ka dhënë 2 milionë dollarë për të shkatërruar armatimet e vogla dhe 2000 tonë municione në Shqipëri. Sipas një programi të NATO-s, 16 vende të tjera perëndimore kontribuan me 10 milionë dollarë për të shkatërruar në këtë vend 8 700 tonë municione. Mes armatimeve qe do shkaterroheshin ishin dhe 104 milionë fishekë 7.62 milimetra, saktësisht sasia e municioneve që kompania AEY kërkoi nga agjencia shqiptare e eksportit të armëve. Shqipëria ofroi për shitje dhjetra miliona fisheke prodhim i viteve ‘50. Për t’i testuar kompanisë AEY iu dhanë 1000 fisheke, sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eskportit të armëve në kohën e shitjeve. Por asnje perfomancë balistike nuk u regjistrua, por fisheket u shkrepën me dorë. Në bazë të kasaj prove, AEY bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhër të Pentagonit. Kompania punësoi një biznesmen lokal amerikan Kosta Trebicka për të hequr municionet nga arkat e drunjta dhe kutite metalike te mbyllura hermetike- per te bere një paketim standart që i mbron nga lagështira dhe ndotja dhe që siguron lehtësimin e transportimi në terren. Por, Trebicka ka thene se Diveroli donte t’i hiqte nga arkat që te reduktonte peshen e tyre dhe koston e transportimit per te maksimimizuar fitimet. Te tjere zyrtare amerikane thane se qellimi ishte te hiqeshin nga arkat qe kishin vulen e armaimit kinez. E ndersa me municionet shqiptare, Diveroli siguroi furnizimin e Afganistanit, per furnizimin e Irakut po kerkonte municione ne Republiken Ceke. Ne lidhje me Shqipërinë një ndërmjetës i mesëm misterioz hyri në këtë aferë. Kur Diveroli nisi këtë aferë, ai sugjeroi ne nje interviste se ishte ne dijeni te korrupsionit që do ndërhynte në këtë marrëveshje. “Cfarë ndodh në Ministrine e Mbrojtjes shqiptare? Kush eshtë i pastër? Këtë unë nuk e di – ka thene Diveroli ne nje interviste. Ndaj Diveroli nuk bëri marrëveshje direkte me zyrtarët shqiptare. Një kompani ndërmjetëse u regjistrua në Qipro, Evdin Ltd, që blente municionin dhe ia shiste kompanisë së Diverolit. Paketuesi amerikan i përfshirë në këtë marrëveshje Trebicka, tha se ai dyshonte se qëllimi i Evdin ishte të transferonte parate tek zyrtarët shqiptare. Shitjet sipas Trebickës ishin mister: Shqipëria shiste municion tek Evdin për 22 $ për 1000 fishekë, ndërsa Evdin ia shiste AEY të Diverolit për shumë më tepër. Diferenca sipas Trebickës ndahej me zyrtaret shqiptare, me Pinarin, qe ishte kreu i agjencisë së eksportit të armëve dhe me Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Tani Berisha, Pinari Mediu i kanë mohuar akuzat”- thotë artikulli. Por Trebicka thotë se pasi ngriti shqetësimin për Evdin dhe Ministrine e Mbrojtjes, kompania u deturua të përjashtohej nga kontrata. Në 11 qershor 2007 Trebicka dhe Diveroli bëjnë një bisedë telefonike për problemet e biznesit në Shqipëri. Trebicka regjistroi kete bisede dhe me vone ia kaloi hetuesve shqiptare. Biseda tregoi se kompania amerikane ishte ne dijeni te korrupsionit ne Shqiperi dhe se ‘Heinrich Thomet’, nje kompani shitese armesh zvicerane, qendronte prapa Evdin. Diveroli ka thënë se Thoment, ose i quajtur Henri vepronte si ndërmjetës në këtë biznes. Shkrimi citon bisedën, që është transmetuar në News 24 mes Diverolit dhe Trebickës. Ne fund Diveroli vendos që të ngadalësojë biznesin në Shqipëri. “Kjo ka shkuar lart e lart te kryeministri dhe i biri”, tha Diveroli. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafia. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit- ka thene Diveroli Në emailat e kembyera, Thomet mohon rolin zyrtar tek Evdin. Përfshirja e Thomet në marrëveshjen me Shqipërinë ka qenë vetëm prezantimi i Diverolit tek partneret dhe zyrtaret potenciale atje. Menaxheri i Përgjithshëm i Evdin Bogdan Choopryna thotë se akuzat e Diverolit nuk janë të vërteta. Tani fakti se kush e ka pronësine ë Evdinit mbetet publikisht e panjohur. Evdin është regjistruar në 26 shtator 2006 një javë pas fitimit të tenderit të Diverolit për armët në Afganistan, sipas regjistrit zyrtar të Qipros. Kompania thuhet se e ka zyrën në Larnaka, Qipro dhe drejtor i saj është Pambos Fellas. Por rezultoi se Evdin nuk ka zyrë as staf atje. Ndërsa Fellas që ndodhej brenda tha se nuk ishte drejtor i Evdin, por një drejtor i emeruar roli i të cilit ishte vëtëm të regjistronte kompaninë. Shenja të tjera të cojnë perseri në Zvicër. Pinari fillimisht u tha dy gazetarëve se kishte punuar me Evdin nëpërmjet Thomet. Por pasi gazetari ia tha këtë Thomet, Pinari e ndryshoi historine, duke iu referuar Fellasit dhe zyrës së Evdin në Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga një invidivid zviceran Vete Thomet është akuzuar disa herë për trafik të paligjshëm armësh edhe nga grupi Amnesty International. Aktivitetet e tij gjithashtu kanë qenë shqetësuese në Uashington. Tani mbetet nën hetim kompania amerikane e Diverolit dhe autoritetet po merren dhe me finalizimin e kontratës për municonet në Afganistan të nisura nga kompania AEY. Ngarkesa e fundit e urdhëruar nga AYE është firmosur më 21 mars për 155 milionë dollarë municione. Artikulli thotë se Rok Island Arsenal, autoriteteti kontraktues për armët në afganistan po heton cështjen edhe me investigues që kanë vizituar Shqiërinë dhe Afganistanin.