24 ore lajme: Në Betoniull të Arkanzasit-SHBA, zjarri shkakton vdekjen e 5 fëmijëve Në Betoniull të Arkanzasit-SHBA, zjarri shkakton vdekjen e 5 fëmijëve ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 26 March, 2008 05:00:00 Pesë fëmijë të moshës 7 deri në 13 vjeç kanë humbur jetën në SHBA si pasojë e një zjarri që kishte shpërthyer në banesën e tyre. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Betonuill të Arkanzasit. Flakët kishin rënë në katin e parë të banesës aty ku edhe flinin fëmijët. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.