24 ore lajme: Një mijë ushtarë amerikanë bëhen gati të shkojnë në Kosovë Një mijë ushtarë amerikanë bëhen gati të shkojnë në Kosovë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 24 March, 2008 05:53:00 Një mijë ushtarë amerikanë nga Garda Kombëtare në shtetin e Mizurit janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse në Kosovë. Ushtarët e Mizurit do të disklokohen jo më vonë se muaji qershor, pasi të përfundojnë trajnimin luftarak. Është planifikuar që trupat të shërbejnë deri në marsin e vitit të ardhshëm. Ato do t’i bashkohen forcës paqeruajtëse të NATO-s që tashmë është vendosur në rajon. Gjeneral-Brigade Leri Kej, është cituar nga një gazetë kryesore në Misuri, Sent Luis Post-Dispeç, të ketë thënë se ushtarët ndoshta do të vendosen në pjesën e tensionuar në veri të Kosovës. Kosova, e populluar 90 % nga shqiptare muajin e kaluar deklaroi pavarësinë e saj nga Serbis. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, minoritetit serb është përfshirë në protesta të dhunëshme, veçanërisht në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara ishin nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës, që deri më sot është njohur nga më shumë se 30 shtete. Beogradi ka reaguar duke tërhequar amabsadorët nga vendet që mbështesin Kosovën. Javën e kaluar, Presidenti Bush autorizoi furnizimin me armë të Kosovës, që sipas tij do t’i shërbejë forcimit të sigurisë dhe paqes në rajon.