24 ore lajme: Kina paralajmeron ashpersi ndaj protestave Kina paralajmeron ashpersi ndaj protestave ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 15 March, 2008 05:42:00 Njoftohet se dhjetë persona janë vrarë në trazirat e ditës së premte në kryeqytetin e Tibetit, Lhasa. Agjencia kineze e lajmeve, Hsinhua, tha se shumica e të vrarëve ishin biznesmenë. Turma të inatosura i vunë zjarrin dyqaneve me pronësi kineze në dhunën më të rëndë kundër sundimit kinez në gati 20 vjet. Njoftimet më të fundit thonë se Lhasa është e qetë, ndërsa në rrugë janë vendosur tanket. Megjithatë është tepër herët për të thënë nëse do të ketë protesta të tjera gjatë fundjavës. Turistët e huaj po mbahen jashtë qytetit. Një zyrtar qeveritar tha se Kina do të veprojë me ashpërsi kundër demonstruesve - duke sfiduar thirrjet nga bashkësia ndërkombëtare që Pekini të tregojë përmbajtje. Gjithë kjo ngjarje e ka vënë reagimin e Kinës ndaj Tibetit në qendër të vëmendjes - vetëm pak muaj para Lojrave Olimpike.