24 ore lajme: Digjen dyqane në protestat në Tibet Digjen dyqane në protestat në Tibet ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 14 March, 2008 07:56:00 Protestat nisën më parë gjatë javës Në qytetin e Tibetit, Lhasa, kanë shpërthyer zjarret mes njoftimeve për trazira, teksa duket se protestat në rrugë të drejtuara nga murgjit budistë duken se po përshkallëzohen. Një dëshmitar okular i tha BBC-së se grupe të mëdhenj njerëzish u vunë zjarrin makinave dhe dyqaneve dhe shkatërruan gjithshka që kishte lidhje me ndikimin kinez. Ambasada amerikane në Pekin tha se shtetas amerikanë kishin dëgjuar të shtëna. Gjatë gjithë javës në Tibet kanë vazhduar protestat. mendohet se ato janë më të mëdha në 20 vjetët e fundit të sundimit kinez. Organizata me seli në SHBA, Fushata Ndërkombëtare për Tibetin tha se të premten të paktën një makine të policisë i ishte vënë zjarri. Protesta Zëdhënësja e organizatës tha se kishte njoftime se një lagje e rëndësishme tregtare në qytet, ose ishte djegur plotësisht, ose ishte ende e përfshirë nga flakët. Një dëshmitar tjetër okular i tregoi BBC-së se ditën e mërkurë kishte patur përplasje mes forcave policore dhe murgjve, disa prej të cilëve ishin rrahur. Protestat nisën më herët gjatë javës, kur disa murgjë njoftohet se u arrestuan pas një marshimi në përkujtim të 49 vjetorit të kryengritjes së Tibetit kundër sundimit kinez. Qindra murgj dolën në rrugë duke kërkuar lirimin e tyre dhe njoftohet se kundër tyre u përdor gazi lotsjellës. Policia njoftohet se të enjten rrethoi tre nga manastiret kryesore të qytetit. Shqetësim Korrespondentët thonë se ka gjithmonë e më shumë dëshmi se protesta kundër sundimit kinez po intensifikohen, pavarësisht nga deklarata e Pekinit të enjten se situata ishte nën kontroll. Qeveria në mërgim e Tibetit, me seli në Indi, tha se protestat në Lhasë kishin qenë apqësore dhe shprehën shqetësim të thellë për reagimin e autoriteteve. Kina thotë se Tibeti ka qenë gjithmonë pjesë e territorit të saj edhe pse Tibeti ka gëzuar periudha të gjata autonomie para shekullit të XX-të. Shumë tibetianë janë besnikë të Dalai Lamës, që braktisi Tibetin në vitin 1959 dhe jeton aktualish në mërgim në Indi.