Presidenti Bush, takim në Kroaci “me udhëheqësit e vendeve që do të ftohen në NATO”
Presidenti Bush ka në plan të vizitojë Ukrainën, Rumaninë dhe Kroacinë dhe të takohet me udhëheqësit e këtyre vendeve në kuadrin e udhëtimit të tij muajin e ardhshëm për takimin e NATO-s në Bukuresht.
Shtëpia e Bardhë nxorri pak detaje dje për itinerarin e Presidentit Bush. Ai do të shkojë fillimisht në Kiev dhe do të takohet më 1 prill me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës. Zoti Bush do të qëndrojë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht për tri ditë dhe do të takohet me udhëheqësit e Rumanisë, si edhe do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, që fillon më 2 prill.
Më pas, presidenti Bush do të shkojë në Kroaci. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se udhëheqësi amerikan do të takohet me udhëheqësit kroatë, si edhe me “udhëheqësit e atyre vendeve për të cilët udhëheqësit e NATO-s do të vendosin të bëjnë ftesa për anëtarësim në NATO, gjatë takimit të Bukureshtit”.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se transformimi i vazhdueshëm i NATO-s ka qenë një sukses historik në konsolidimin e Aleancës, përmes nxitjes së paqes dhe sigurisë, si edhe përparimit të lirisë dhe demokracisë në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Vizita e Presidentit dhe zonjës Bush në Ukrainë, Rumani dhe Kroaci, vazhdon më tej njoftimi do t’i vërë theksin rëndësisë së forcimit të një Evrope të bashkuar, të lirë dhe në paqe



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj