Bajden: Çështja e emrit të mos bëhet pengesë për ftesat në NATO
Kryetari i komisionit të Senatit amerikan për marrëdhënie me jashtë i bëri thirrje Greqisë dhe Maqedonisë që të zgjidhin mosmarrëveshjen për çështjen e emrit për të mos penguar anëtarësimet e reja në NATO. Xhozef Bajden tha dje në një seancë të komisionit se nëse mosmarrëveshja nuk zgjidhet, kjo nuk duhet të ndikojë te vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë. Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia janë vendet që shpresojnë të marrin ftesën për anëtarësim në samitin e Bukureshtit në prill të këtij viti, njofton "Zëri i Amerikës". "Nga pikëpamja strategjike, anëtarësimi i Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë në NATO do ta sillte Ballkanin më pranë Evropës. Sipas mendimit tim, kjo do të forconte sigurinë rajonale", tha Bajden. Senatori republikan Riçard Lugar e mbështeti mendimin e Bajdenit për ftesën ndaj tre vendeve ballkanike në samitin e Bukureshtit. "Në samit aleanca duhet të ftojë Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për t'u anëtarësuar në NATO. Secili nga këto vende po punon shumë për të përmbushur kërkesat për anëtarësim". Senatori Lugar tha se këto vende kanë rëndësi gjeostrategjike për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, si dhe kanë treguar përkushtimin e tyre duke kontribuar me trupa në kuadrin e misioneve të aleancës. Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet politike Daniel Frid tha se zgjerimi i NATO s ka qenë dhe vazhdon të jetë histori suksesi, si në teori ashtu edhe në praktikë.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj