24 ore lajme: Tre gjeneralë kroatë në Hagë Tre gjeneralë kroatë në Hagë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 11 March, 2008 09:49:00 Në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë ka filluar gjyqi kundër tre gjeneralëve kroatë. Ante Gotovina, Ivan Cermak dhe Mladen Markac akuzohen me përgjegjësi në vrasjen dhe keqtrajtimin e serbëve gjatë luftës në Kroaci 13 vjet më parë. Prokurori Alan Tieger tha se gjeneralët ishin në gjyq për shkak të rolit të madh që besohet se kanë luajtur në rajonin serb të Krajinas në Kroaci. "Ky gjyq ngrihet mbi eliminimin me forcë të serbëve të Krajinës në Kroaci dhe shkatërrimin e komunitetit të tyre në gusht të vitit 1995 dhe rolet dhe përgjegjësitë e të tre burrave, gjeneralë në ushtrinë kraote, në këtë proces," tha prokurori i çështjes Tieger. Kapja e Gotovinës çoi në protesta në Kroaci, ku shumë vetë e konsiderojnë atë si hero lufte. Të tre gjeneralët i mohojnë akuzat. Ky rast mund të zgjasë më shumë se një vit ndërsa pritet të thirren më shumë se 130 dëshmitarë