Faqja e Pare | Bota | Shumë të vdekur si pasojë e atentateve në Lahorë

Shumë të vdekur si pasojë e atentateve në Lahorë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Në dy atentate të kryera thuajse njëkohësisht në qytetin Lahorë në lindje të Pakistanit janë vrarë të paktën 24 vetë dhe 150 të tjerë janë plagosur. Policia njofton se njëri prej atentateve kishte objektiv një prej ndërtesave të zyrës federale pakistaneze të kriminalistikës. Ndërtesa tetë katëshe është dëmtuar rëndë. Atentati i dytë me lëndë shpërthyese u krye në një zonë të banuar. Presidenti pakistanez Pervez Musharraf i dënoi atentatet dhe bëri të ditur se do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit. Liga Myslimane e ish kryeministrit Navaz Sharif deklaroi se operacionet ushtarake në zonat e kontrolluara nga fise të caktuara të urdhëruara nga Musharraf kanë krijuar destabilizim. Gjatë dy muajve të fundit në Lahorë janë kryer tre atentate. Javën e shkuar dy atentatorë vetëvrasës shkaktuan vdekjen e katër personave në një zonë stërvitore të marinës.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0