24 ore lajme: Gotovina në Hagë Gotovina në Hagë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 10 March, 2008 10:22:00 Më shumë se dy vjet pas arrestimit të tij ish gjenerali kroat Ante Gotovina duhet të pergjigjet para tribunalit për krime lufte në Hagë. Gotovina ka komanduar ofensivën me të cilën ushtria kroate në 1995 ripushtoi rajonin e Krajinës, që serbët e pretendonin për vete. Sipas aktakuzës gjatë ofensivës janë vrarë shumë civilë serbë dhe janë shkatërruar fshatra të tëra. Gotovina është akuzuar, që në vitin 2001 për këto krime lufte, megjithatë ai mundi të fshihej. Së bashku me të duhet të përgjigjen edhe ish komandanti i garnizonit Ivan Cermak dhe ish gjenerali i policisë, Mladen Markac. Akuza do të lexohet nesër