24 ore lajme: Vriten pesë ushtarë amerikanë Vriten pesë ushtarë amerikanë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 10 March, 2008 10:07:00 Forcat amerikane në Irak thonë se pesë ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë një shpërthimi në Bagdad. Dëshmitarët thonë se ushtarët po patrullonin në këmbë në qytet kur iu afrua një sulmues vetëvrasës që aktivizoi një jelek me mjete shpërthyese. Ky është sulmi më i rëndë mbi trupat amerikane në Bagdad i muajve të fundit. Të dielën amerikanët thanë se shtimi i sulmeve me bomba që është vënë re në Irak së fundmi nuk duhet të merret si dëshmi e një fenomeni të përgjithshëm. Gjatë vitit të fundit në vend, argumentojnë ata, dhuna ka shënuar rënie. Ditë me sulme Sulmi në Bagdad pason vrasjen më herët gjatë ditë të një udhëheqësi fisnor sunit në qytetin e Bakubës. Thaer Ghadban al-Karkhi u vra në një sulm vetëvrasës në shtëpinë e tij. Bashkë me të humbën jetën dhe bashkëshortja, dy vajzat dhe dy rojate tij. Ushtria amerikane i tha BBC-së se sulmi mbi trupat e saj ndodhi në lagjen Mansour të Bagdadit.