24 ore lajme: Putin siguron se Rusia nuk ndryshon Putin siguron se Rusia nuk ndryshon ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 09:37:00 Merkel e para udhëheqëse e lartë që viziton Rusinë pas zgjedhjeve Presidenti rus që po largohet, Vladimir Putin i ka thënë kancelares gjermane Angela Merkel se marrëdhënia e perëndimit me Rusinë nuk do të jetë më e lehtë kur pasardhësi i tij Dmitri Medvedev të marrë detyrën në muajin maj. Presidenti Putin e bëri këtë deklaratë pas bisedimeve në Moskë me kancelaren Merkel. Zonja Merkel është e para drejtuese e lartë shteti që viziton Rusinë pas fitores në zgjedhjet presidenciale të së djelës të zotit Medvedev. Disa udhëheqës të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimin se Rusia është duke përdorur pozitën dominuese në tregun e gazit natyror për të ushtruar presion politik. Gjatë konferencës për shtyp, pas takimit me kancelaren gjermane, zoti Putin ishte shumë kritik ndaj Nato-s dhe Kosovës. Pasi ritheksoi kundërshtimet ndaj pavarësisë së Kosovës, presidenti rus ngacmoi edhe çështjen e zgjerimit të NAto-s. Ai sugjeroi se duke kërkuar zgjerimin e saj Aleanca ishte duke kërkuar që ta bënte veten zëvendësuese të Kombeve të Bashkuara. Zoti Putin paralajmëroi se nëse kjo ndodhte do të rritej potenciali për konflikte.