Faqja e Pare | Bota | Ekuadori, Venezuela dhe Kolumbia i dhanë fund krizës diplomatike

Ekuadori, Venezuela dhe Kolumbia i dhanë fund krizës diplomatike

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Presidentët e Kolumbias, Ekuadorit dhe Venezuelas mbrëmë i dhanë dorën njëri tjetrit (përshëndetën) në Samitin e Santa Domingo me ç'rast i dhanë fund krizës serioze shumëditëshe në marrëdhëniet midis tre vendeve të cilat u paraqitën kur forcat koëumbiane sulmuan territorin e Ekuadorit në hetim të kryengritësve të FARK-ut.

Me këtë incident i cili shkaktoi dëm të madh do të përfundohet", deklaroi presidenti i Ekuadorit, Rafael Koreja, para se të ngrihet e të përshëndetet me Alvaro Uriben, president i Kolumbias, i cili e ka mbështetjen e SHBA-së.

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, i cili i akuzoi SHBA-të se qëndrojnë pas shkaktimit të krizës në marrëdhëniet midis tre vendeve dhe në kontestin qëndroi në anën e Ekuadorit, duke dërguar ushtarë në kufirin me Kolumbinë gjithashtu është përshëndetur me presidentin kolumbiam.

Çavez deklaroi se marrëdhëniet midis Venezuelës dhe Kolumbisë do të jenë të normalizuara dhe se kufiri sërish do të hapet.

Përshëndetja e tre liderëve në transmetin të drejtpërdrejt nga stacionet televizione në tërë Amerikën Latine me kërkesë të nikoqirit të Samitit, presidentit të Republikës Dominikane, Leonel Fernandez.

Kriza në marrëdhëniet midis Kolumbisë dhe Ekuadorit ka ndodhur kur forcat kolumbiane të shtunën e kaluar kanë intervenuar kundër guerilëve nga Forcat e armatosura revolucionare të Kolumbisë (FARK), e stacionuar në territorin e Ekuadorit, duke vrarë 20 kryengritës duke përfshirë edhe njërin prej liderëve. Kjo ndikoi në marrëdhëniet në rajon kështu që aleatët e Ekuadorit, Venezuelës dhe Nikaraguas iu bashkangjitën këtij vendi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Kolumbinë.

Presidenti i Nikaraguës, Daniel Ortega, pas përshëndetjes së tre liderëve mbrëmë njoftoi se vendi i tij sërish po rivendosë marrëdhënie diplomatike me Kolumbinë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0