24 ore lajme: Bjellorusia i kërkon ambasadorit amerikan të largohet nga vendi Bjellorusia i kërkon ambasadorit amerikan të largohet nga vendi ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 03:50:00 Bjellorusia i ka kërkuar ambasadorit amerikan të largohet nga vendi dhe ka thirrur ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara. Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha sot se këto vendime u morrën për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i vënë sanksione vitin e kaluar firmës shtetërore bjelloruse të rafinimit të naftës Belneftekhim. Shtëpia e Bardhë e kundërshtoi veprimin e Bjellorusisë, duke thënë se “kishte mbetur thellësisht e zhgënjyer dhe ky është një hap që largon edhe më tej vendin nga Evropa dhe bota”. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se është për të ardhur keq që Bjellorusia vazhdon masat shtypëse kundër qytetarëve të saj. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar vazhdimisht Presidentin Aleksandër Lukashenko për shkeljen e të drejtave të njeriut, për shtypjen e opozitës dhe për goditjen e medias së pavarur në Bjellorusi. Kundërshtarët e tij e akuzojnë zotin Lukashenko për manipulimin e zgjedhjeve të 2006 që i dhanë atij një mandat të tretë në detyrë.