Faqja e Pare | Bota | Bjellorusia i kërkon ambasadorit amerikan të largohet nga vendi

Bjellorusia i kërkon ambasadorit amerikan të largohet nga vendi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Bjellorusia i ka kërkuar ambasadorit amerikan të largohet nga vendi dhe ka thirrur ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara. Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha sot se këto vendime u morrën për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i vënë sanksione vitin e kaluar firmës shtetërore bjelloruse të rafinimit të naftës Belneftekhim.

Shtëpia e Bardhë e kundërshtoi veprimin e Bjellorusisë, duke thënë se “kishte mbetur thellësisht e zhgënjyer dhe ky është një hap që largon edhe më tej vendin nga Evropa dhe bota”. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se është për të ardhur keq që Bjellorusia vazhdon masat shtypëse kundër qytetarëve të saj.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar vazhdimisht Presidentin Aleksandër Lukashenko për shkeljen e të drejtave të njeriut, për shtypjen e opozitës dhe për goditjen e medias së pavarur në Bjellorusi. Kundërshtarët e tij e akuzojnë zotin Lukashenko për manipulimin e zgjedhjeve të 2006 që i dhanë atij një mandat të tretë në detyrë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00