24 ore lajme: Osetia e Jugut kërkon njohjen e pavarësisë duke përmendur si shembull Kosovën Osetia e Jugut kërkon njohjen e pavarësisë duke përmendur si shembull Kosovën ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 06:44:00 Republika separatiste e Osetisë e Jugut në Gjeorgji po i kërkon botës të njohë pavarësinë e saj të vetëshpallur, duke përmendur Kosovën si precedent. Parlamenti i Osetisë Jugore miratoi një deklaratë, ku thuhej se rajoni i ka ato që ajo i quan “cilësitë e nevojshme” të një shteti sovran demokratik dhe që respekton ligjin. Në deklaratë i kërkohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe ish shteteve të Bashkimit Sovjetik që të njohë pavarësinë e saj. Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Ajo e quajti Kosovën një rast të veçantë për shkak të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe rrethanave të veçanta të agresionit të forcave të Millosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës. Osetia e Jugut dhe Abkazia, një tjetër republikë separatiste e Gjeorgjisë shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia pas luftrave në fillim të viteve 1990. Asnjë vend nuk e ka njohur pavarësinë e tyre. Gjeorgjia është zotuar se do t’i rivendosë ato nën kontrollin e qeverisë qendrore