Faqja e Pare | Bota | Osetia e Jugut kërkon njohjen e pavarësisë duke përmendur si shembull Kosovën

Osetia e Jugut kërkon njohjen e pavarësisë duke përmendur si shembull Kosovën

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Republika separatiste e Osetisë e Jugut në Gjeorgji po i kërkon botës të njohë pavarësinë e saj të vetëshpallur, duke përmendur Kosovën si precedent.

Parlamenti i Osetisë Jugore miratoi një deklaratë, ku thuhej se rajoni i ka ato që ajo i quan “cilësitë e nevojshme” të një shteti sovran  demokratik dhe që respekton ligjin.

Në deklaratë i kërkohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe ish shteteve të Bashkimit Sovjetik që të njohë pavarësinë e saj.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ajo e quajti Kosovën një rast të veçantë për shkak të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe rrethanave të veçanta të agresionit të forcave të Millosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Osetia e Jugut dhe Abkazia, një tjetër republikë separatiste e Gjeorgjisë shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia pas luftrave në fillim të viteve 1990. Asnjë vend nuk e ka njohur pavarësinë e tyre.

Gjeorgjia është zotuar se do t’i rivendosë ato nën kontrollin e qeverisë qendrore

Komente (2 vendosur):

eleganti montreal ne 22 March, 2008 01:02:14
avatar
hahaha ju garantoj se serbia do ti pranoj dhe rusia
Dushku ne 22 March, 2008 01:09:52
avatar
eleganti montreal
po po elegant jame bindur qe eshpejti bile.Sepse naj hjeken kombin flamurin identitetin keta tradhtare me kete popull te flliqur. Dhe keshtu serbija evropa ja arrijti qellimin shekullore.Me keta popull titista.Protestat ishin te inskenuara nga evropa solana rusia Amerika qe shqiptaret budall me thane qe shkijet spe pranojne e ne ,, jena shtet pa shtet".
Dhe tashe po futen ne parlament policine gjysmen e kosoves.Po ju ka ** nana do fshatrave shqiptare qe dote shkojne ne komuna serbe mi marre dokumentat.Shkijet jane te menqur.Kurse ne tallava me gishta ne goje.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0