24 ore lajme: Ekuadori ndërpret marrëdhëniet diplomatike më Kolumbinë Ekuadori ndërpret marrëdhëniet diplomatike më Kolumbinë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 05:33:00 Ekuadori ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike më Kolumbinë, pas një sulmi në kufi, nga trupat kolumbiane. Edhe Venezuela ka njoftuar se do t’i largojë diplomatët kolumbianë. Të dy këto vende kanë urdhëruar dërgimin e trupave në kufi me Kolumbinë. Presidenti i Ekuadorit, Rafael Korrea, tha se incidenti paraqet një rrezik për tërë rajonin. Ndërkohë udhëheqësit latino-amerikanë kanë thirrur një mbledhje urgjente të organizatës së shteteve amerikane.