24 ore lajme: Rogozin: Ushtria ruse nuk do të kthehet në Kosovë Rogozin: Ushtria ruse nuk do të kthehet në Kosovë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 04:28:00 Përfaqësuesi i Rusisë në NATO, Dmitrij Rogozin, ka deklaruar se nuk është reale kthimi i ushtarëve dhe policëve rus në Kosovë. Megjithatë ai ka thënë se vendimi përfundimtar për këtë çështje është në kompetencën e presidentit të Rusisë. Nuk ka arsye që Rusia të kthehet ushtarakisht në Ballkan. Mendoj se kthimi i ushtrisë ruse në Kosovë do t’i pamundësonte Serbisë që të mbrohet dhe mendoj se Serbia ka kapacitete që të mbroj veten, ka thënë Rogozin duke shtuar se Serbia ka të drejt të kërkoj kompensim të territorit pasi që Kosova i është marrë, në emër të asaj kinse është rast unik në botë. Rogozin e ka nxitur Serbinë që të kërkoj kompensim për këtë humbje duke përfshirë këtu edhe Republikën Serbe.