24 ore lajme: Se paku 40 te vrare ne Gaza Se paku 40 te vrare ne Gaza ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 01 March, 2008 02:27:00 Zyrtarë palestinez thonë se së paku 40 palestinez janë vrarë në sulmet më të fundit izraelite mbi Rripin e Gazës. Kjo është dita më e përgjakshme në këtë rajon për muaj të tërë. Sipas njoftimeve janë vrarë edhe dy ushtarë izrealit. Vdekjet më të fundit e çojnë numrin në 70 të palestinezëve të vrarë që nga dita e mërkurë kur filluan operacionet ushtarake izarelite. Shumica e të vrarëve janë militanë por gjithashtu ka edhe civilë, përfshirë edhe fëmijë.