Putin i bën thirrje qytetarëve për të votuar të djelën
Presidenti rus në largim, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 3 marsit. Në një fjalim në televizor ai tha se është shumë e rëndësishme që presidenti i ri të fitojë një bazë sa më të madhe të besimit. "Vota e secilit prej jush është e rëndësishme", tha Putin. Si favorit në këto zgjedhje mbahet politikani, Dimitrij Medvjedev, i cili nga mediat shtetërore është mbështetur në mënyrë masive.Tre kandidatët e tjerë kanë shumë pak shance. Dy politikanë të njohur opozitarë, Garri Kasparov dhe Michail Kasjanov u ndaluan të kandidojnë. Putin kishte bërë të ditur se pas zgjedhjeve do të ushtronte postin e kryeministrit.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj