Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Bota | A do kemi politikë të re në Rusi me Medvedevin?

A do kemi politikë të re në Rusi me Medvedevin?

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Vladimir Putin dhe Dimitri Medvedev

Me Dimitri Medvedevin në krye Rusia ka shumë mundësi të shfaqë një fytyrë më të butë përballë botës dhe një stil më të fortë diplomatik. Por thelbi dhe drejtimi i politikës së jashtme ruse vështirë se do të ndryshojnë. 
Medvedevi, i cili pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale të 2 marsit në Rusi, për dy dekada ka qenë favorit i Vladimir Putinit, por ai nuk ndan të njëjtën të shkruar si ish shefi i tij, pasi asnjëherë nuk ka qenë në shërbimin e kundërzbulimit rus, KGB. 

Fjodor Lukyanov, redaktori në revistën "Rusia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare" thotë se prapavija e Medvedevit dhe personaliteti i tij tregojnë se atmosfera e marrëdhënieve të Rusisë me botën do të ndryshojnë ndjeshëm.
"Medvedev është jurist. Ai e kupton vlerën e fjalëve. Ato nënkuptojnë diçka për të. Ai nuk do të përdorë gjuhë të ashpër sikurse Putini. Do të kemi një stil tjetër" thotë Lukyanov. 

Por përkundër kësaj fasade të butë, analistët mendojnë se Moska do të vazhdojë të kundërshtojë Perëndimin në një morri çështjesh, sikurse është Kosova dhe mbrojtja raketore.
Rusia do të vazhdojë të përdorë burimet energjetike si mjete presioni për vendet fqinje dhe do vazhdojë të përkrahë kërkesat për shkëputje nga Abkazia, Osetia Jugore dhe Transnjistria.

Eduard Lukas është zv.kryeredaktor i së përjavshmes britanike "The Economist" dhe njohës i mirë i Rusisë:
"Mendoj se do të kemi një retorikë paska më të butë nga Medvedevi, sepse ai flet qartë sesi ai ka vlera evropiane. Unë nuk jam i sigurt se kjo do të ndryshojë diçka në thelb."

Mirëpo analistët thonë se sfida më e madhe për Medvedevin nuk do të vijë nga Perëndimi, por nga Kina. Rusia ka tentuar ta bëjë aleat Kinën për t'u përballur me Perëndimin. Në këtë drejtim ajo ka përdorur Organizatën për Bashkëpunim të Shangait.
Por Rusia në të njëjtën kohë konkuron me Kinën për qasjen në rezervat e energjisë në Azinë Qëndrore dhe për ndikimin në këtë rajon. 

Lukyanov shpjegon:
"Në Azinë Qëndrore, Rusia ka dy probleme të mëdha. Si të sigurojë kontrollin në rezervat e energjisë, dhe së dyti të ngadalësojë shpejtësinë e rritjes ekonomike të Kinës." 

Përkundër ndryshimeve në udhëheqjen e Rusisë, analistët mendojnë se presidenti i tanishëm, Vladimir Putin pritet të ketë ndikim të madh në politikën e jashtme ruse.

Komente (1 vendosur):

Ramis ne 01 March, 2008 02:07:32
avatar
NJE FJAL THOT SIKUR TE NDASH NJE BAGEL TE LOPES PER GJYSEM NJEIT JAN PUTIN MUTI E KA POPOZU PER KRYMIISTER EDHE AJ QE NUK E DI KTA TE DYT SHOK JAN DHE TE NJEITEN SHKOLL JAN KAN

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0