Newsletter
Email:
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Faqja e Pare | Bota | Presidenti Obama bën thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes SHBA dhe botës myslimane

Presidenti Obama bën thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes SHBA dhe botës myslimane

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe një miliardë myslimanëve të botës, duke thënë se duhet të marrë fund cikli “i dyshimeve dhe përplasjeve”.

Gjatë një fjalimi që mbajti sot në Universitetin e Kajros, presidenti Obama tha se ekstremistët e dhunshëm kanë shfrytëzuar tensionet midis myslimanëve dhe Perëndimit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe bota myslimanve duhet të punojë së bashku për të konfrontuar ekstremizmin në të gjitha format.

Zoti Obama vuri në dukje planet e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku dhe për t’ia lënë Irakun irakianëve. Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që trupat amerikane në Afganistan të kthehen në atdhe, por përsëriti angazhimin e tij për të vazhduar luftën kundër ekstremistëve në atë vend, të cilët janë të vendosur të vrasin amerikanë dhe shtetas të tjerë.

Ai e cilësoi konfliktin izraelito-palestinez si një burim kryesor tensionesh, madje përsëriti nevojën e një shteti të veçantë palestinez, që do të ekzistonte krah për krah Izraelit.

Presidenti Obama tha se palestinezët duhet të braktisin dhunën dhe izraelitët duhet të njohin të drejtat e palestinezëve për të ekzistuar.

Zoti Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë gati të avancojnë për sa i përket çështjes së Iranit dhe të kapërcejnë dekada të tëra mosbesimi. 

Komente (8 vendosur):

seo boy ne 04 June, 2009 06:09:43
avatar
e degjova sot kete fjalim qe ishte shume i bukur dhe plot shprese.
rifati ne 04 June, 2009 11:52:27
avatar
Ky fjalim rrjedhe prej librit te pare,po kryesori eshte aj i mbyllti ne te cilin dyshoj ne keto fjale te dhena.
urosh ne 16 June, 2009 02:32:37
avatar
Eshte nje gabime "FATAL" po u besove "LUGATVE".
seo bing ne 21 June, 2009 12:30:48
avatar
o urosh per cfare e ke fjalen kur thua "lugat"
UROSH ne 27 June, 2009 08:51:43
avatar
I nderuari z."seo bing".
Ju kerkoni shume e shume nga une.Lodhe pake ate koke.
keshtu duket ne 03 July, 2009 02:18:20
avatar
E shifni atje me lart BARAK OBAMEN ai kurre nuk do te pranoj antar te ri ne Demokracin me emra SOCIALISTA STALINISTA KOMUNISTA LENINISTA keta zotrinj te mdhenj qe vendosen demokracin ne bote nuk dune komunista por demokrat te vertet si Z.SALI BERISHA KU keta injorant te komunizmit nuk dojn qe Shqiperin ta shofin duke ece para e keta jane lugatet te ashtuqujtur Shqiptar me origjin greko sllave.Por si duket po u ngushtohet rrethi ngadal ngadal.Nji fjal popullore thote qe (punet e mira vien ngadale)Por si duket edhe kesoj rradhe demokracia shqiptare kaloi pengesen e ndyer te komunisave.
Goran ne 03 July, 2009 03:34:10
avatar
N - New
* - Albanian
T - Terrorist
O - Organistaion
petriti ne 03 July, 2009 03:56:02
avatar
ej more goran shkau nuk eshte ashtu po keshtu more gjak shkau
N- Necemo
*- arkana i serba
T-teramo
O- odavde q( qe dmth nuk dojme arkan e serb do i largojme nga ketu) dhe mue keshtu neri nato i largoje arkanin dhe serbin nga toka shqiptare rrnofte Nato

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00