Koreja e Veriut kercenoi me sulm ushtarak Korene e Jugut
Koreja Veriore iu kërcënua sot me sulm Koresë Jugore, një ditë pasi që Seuli u inkuadrua drejt iniciativës së SHBA-së për konfiskim të dërgesave, për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me armë për shkatërrim masiv.
Pheniani gjithashtu njoftoi se më tepër nuk ndjehet i obliguar ndaj armëpushimit të vitit 1953, me të cilin është vendosur fund i luftës mes dy Koreve.
"Secili akt jomiqësor kundër anijeve joushtarake, duke përfshirë edhe ndalimin dhe konfiskimin, do të llogaritet si shkelje brutale e sovranitetit tonë dhe do të pasojë me sulm urgjent ushtarak", paralajmëroi zëdhënësi i armatës koreanoveriore.
Ndërkohë mediat koreanojugore njoftuan se Koreja e Veriut sërish e ka vënë në përdorim kompleksin bërthamor në Jongbjon.
Ata i referohen deklaratës së një prëfaqësuesi qeveritar jugkorean, sipas të cilit, satelitët amerikanë të spiunazhit kanë regjistruar avull në njërën pjesë të kompleksit që ndodhet 80 kilometra në veri të Phenianit.
Në Jongbjon, që nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar punon reaktori i vetëm bërthamor në shtet, me fuqi prej pesë megavatëve. Më 14 prill, Pheniani paralajmëroi se do ta ristartojë kompleksin në Jongbjon, në shenjë proteste për shkak të kritikave ndërkombëtare nga gjuajtja e raketës, për të cilën Perëndimi pohon se ka qenë balistike, ndërsa Pheniani pohon se është lansuar satelit.
Jongbjon ishte lënë jashtë përdorimit vjet, sipas marrëveshjes nga negociatat gjashtëpalëshe, në këmbim të ndihmës financiare dhe energjetike për Korenë e Veriut.
Njëkohësisht, Xhejms Xhouns, këshilltar i presidentit amerikan për siguri nacionale paralajmëroi se Koreja e Veriut mund t'u shesë apo t'u dorëzojë teknologji të veta bërthamore shteteve të tjera.
Mediat koreanojugore lajmëruan se Koreja e Veriut edhe sot përsëri ka hedhur dy predha me rreze të vogël veprimi. Zbulimi jugkorean paralajmëroi se është e mundur që Pheniani të përgatitet për provë me raketë balistike ndërkontinentale.
Në Nju-Jork përfunduan bisedimet pas dyerve të mbyllura për elementet të cilat duhet t'i përmbajë rezoluta e re me sanksione, e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Phenianit për shkak të provës bërthamore të së hënës.
Bisedimet u zhvilluan në format 5+2, përkatësisht pesë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-së plus Japonia dhe Koreja e Jugut. Ata po përpiqen të arrijnë pajtueshmëri për elementet e rezolutës së re, para se të parashtrohet projekti për shqyrtim nga anëtaret e tjera të KS-së.
Përfaqësuejsa amerikane në KB, Suzan Rajs deklaroi se bisedimet ishin konstruktive, dhe se ky është "vetëm hapi i parë". Ajo nuk dha hollësi për masat e reja kundër Phenianit.
Përfaqësuesi i përhershëm rus në KB, Vitalij Çurkin deklaroi se Rusia ka ndërmend ta mbështesë rezolutën me "masa të ashpra" kundër Koresë së Veriut.



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (1 vendosur):
teknollogjin Kinezo Russe te armes
berthamore,ata para botes,ne Kshillin e
sigurimit,ne OKB,flasin ndryshe,dhe nga
ana tjeter veprojne ndryshe duke e ndihmue Koren e veriut ne c'do menyre
dhe me c'lloji paisjesh dhe nevojash qe
Korea e Veriut ka nevoje,te shiqosh se
si pershembull Shtetet e Bashkura e
ndihmojne Izraelin qe e perdorin si
SATELIT te tyre ne Lindjen e aferme,po
ashtu edhe KOREN JUGORE,e cila eshte e
armatosur deri ne dhemb dhe atje gjinden
afer 36.000 ushtar amerikan dhe Flota e
7te Amerikane,Une jame kondra agresionit
kondra luftes,por jo kondra Bashkimit
Kombetar te te dy KOREVE,na shqipetare
kemi te njejtin problem,DUAM BASHKIMIN
KOMBETER-KOSOVE SHQIPERI DHE VISET E
TJERA QE JANE JASHT TRUNGUT TE NJI
ATEDHEU ETNIK TE NJI KOMBI TE BASHKUAR
DHE NJI SHQIPERIE E TE GJITH SHQIPETARVE
POR QEVERIA E SOTME E SALI BERISHES,ILIR
METES,APO PARTIA SOCIALISTE E EDI RAMES
APO QEVERIA E KOSOVES,VETEM NJI BURR,
NJI PROF,SI ZOTI QOSJA QE MERR GUXIM TE
FLASI PER NJI KOMB TE BESHKUAR,TE TJERET
KAN ITERESA PERSONALE DHE ASPAK KOMBETARE,MIRE NA BIJE TE NDEGJOJME
PROF.REXHEP QOSJEN,TE FORMOHET DHE
RIFORMOHET PARTIA"BASHKIMI I KOMBIT"
ATY KU MERRNIN PJES,AVNI RUSTEMI,AT
GJERGJ FISHTA DHE QINDRA PATRIAT SI
HASAN PRISHTINA E SHUME E SHUME TE TJER.
Vendosni komentin tuaj