Bota

Nepal: Janë gjetur 53 trupa të alpinistëve

Ushtria dhe policia në Nepal ka gjetur trupat e 53 alpinistëve të cilin ishin varrosur në ortekët, që u shkaktuan nga tërmeti i fuqishëm i prillit.

Operacionet për kërkim-shpëtim ishin pezulluar në fshatin Langtan, 60 kilometra në veri të kryeqytetit Katmandu muajin e kaluar, pas kishin filluar të binin sërish ortekë.

Ushtarët nga njësiti për reagim në katastrofa kanë thënë se 53 trupa janë gjetur, ku tre prej tyre u takojnë alpinistëve të huaj, raporton Evropa e Lirë.

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Richterit më 25 prill ka goditur Nepalin, duke lënë të vdekur 8,773 persona. Autoritetet nepaleze thonë se akoma ka persona të tjerë që janë të zhdukur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button