Newsletter
Email:
Votim: Kutite
Kembengulja e Berishes per te mos hapur kutite tregon:
Faqja e Pare | Bota | Irak: Arrestohen 35 anëtarë të Ministrisë së Brëndshme

Irak: Arrestohen 35 anëtarë të Ministrisë së Brëndshme

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Autoritetet irakiane thanë se forcat e sigurisë kanë arrestuar të paktën 35 anëtarët të ministrisë së brendshme përfshi disa gjeneralë.

Burimet qeveritare thanë se disa nga zyrtarët dyshohen për korrupsion, ndërsa të tjerë janë akuzuar se po punonin për të rigjallëruar partinë e jashtëligjshme Baath të Sadam Huseinit.

Disa nga personat e marrë në pyetje i përkasinë partisë Kthimi, një pasardhëse e partisë Baath.
Gazeta Nju Jork Tajms shkruan se anëtarët e kësaj partie po komplotonin për të rrëzuar qeverinë.

Por njoftimet e lajmeve theksojnë gjithashtu se atmosfera në Irak është mjaft e tensionuar para zgjedhjeve provinciale dhe se thëniet rreth mundësive të grushtit të shtetit dhe konspiracioneve mund të jenë të rreme. Gazeta thotë se kritikët e kryeministrit Nuri al-Maliki e akuzojnë atë se po i përdor arrestimet për të konsoliduar pushtetin. 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
2.00