Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Bota | Medvedev: kriza financiare - fundi i sundimit financiar amerikan

Medvedev: kriza financiare - fundi i sundimit financiar amerikan

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti rus Dmitri Medvedev thotë se kriza financiare botërore tregon se epoka e sundimit financiar të Shteteve të Bashkuara ka marrë fund dhe se ka ardhur koha për zbatimin e reformave financiare në shkallë botërore. 

Zoti Medvedev i bëri këto komente sot në Shën Petërburg, ku ndodhet për vizitë kancelarja gjermane Angela Merkel. Të dy udhëheqësit diskutuan për lidhjet tregtare, planet për një tubacion gazi natyror prej 1 mijë e 200 kilometrash, që do lidhë të dy vendet si dhe për krizën e sistemit financiar. 

Zonja Merkel tha se nevojiten mekanizma të reja për të kontrolluar sistemin financiar botëror. Tubacioni i propozuar, Nord Stream, ka polemika në Evropën Perëndimore, pjesërisht ngaqë pjesa më e madhe e tij do të ndërtohet nën Detin Balltik. 

Kritikët e kanë sulmuar projektin, ngaqë tubacioni nuk do të kalojë nga vendet balltike dhe Polonia. Suedia e kundërshton projektin, për shkak të rrezikut të ndotjes së mjedisit.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00