Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Bota | Rajs: Rusia, gjithnjë e më autoritare dhe agresive

Rajs: Rusia, gjithnjë e më autoritare dhe agresive

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, paralajmëroi se Rusia po bëhet, siç u shpreh ajo, gjithnjë e më shumë “autoritare dhe agresive”.

Në një fjalim që mbajti sot në Uashington, sekretarja Rajs tha se pushtimi kohët e fundit nga Rusia i Gjeorgjisë nuk ka përmbushur ndonjë qëllim strategjik të qëndrueshëm.

Zonja Rajs tha se me sa duket, pushtimi ishte i paramenduar. Ajo shtoi se udhëheqësit rusë përgatitën kushtet muaj më parë, duke u dhënë pasaporta ruse separatistëve gjeorgjianë si dhe duke trejnuar e armatosur milicitë e tyre.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Gjeorgjinë se Rusia ishte duke i rënë në qafë Tbilisit dhe një formë e tillë, siç u shpreh zonja Rajs, do të dëmtonte vetë Moskën”.

Ajo tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është t’ia bëjë të qartë udhëheqësve rusë se vendimet e tyre po e çojnë Rusinë, sipas fjalëve të saj, “në rrugën e vetë-izolimit dhe mënjanimit ndërkombëtar”.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet t’i kundërvihen Rusisë, duke thënë se ky vend nuk duhet të lejohet të përfitojë nga ky agresion.

Që Rusia të zhvillohet plotësisht, theksoi zonja Rajs, ajo duhet të integrohet plotësisht sipas rregullave ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Ajo tha se Rusia është në “në një pozitë të rrezikshëm: gjysma e integruar e gjysma jo.”

Në Moskë, Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mbeten parësore për Rusinë. Ai tha se politikisht do të ishte dritë shkurtër të rrezikosh arritjet dhe marrëdhëniet në të ardhmen, duke iu rikthyer ngjarrjeve të së kaluarës.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0