Nato takohet në Gjeorgji
Përfaqësuesit e 26 vendeve anëtare të Nato takohen sot në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi për të diskutuar situatën në këtë vend si dhe çështjen e anëtarësimit të Gjeorgjisë në këtë aleancë ushtarake.
Takimi ishte planfikuar para konfliktit të këtij vendi me Rusinë.
Zëdhënësi i Natos, James Apathurai, i tha BBC-së se Nato nuk dëshironte të provokonte Rusinë por se ajo do të vazhdonte të mbështeste Gjeorgjinë.
Ndërkohë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov cili po viziton Ankhazinë dhe Osetinë Jugore ka thënë se nuk do të ketë diskutime rrethçështjeve të sigurisë në Kaukaz pa pjesëmarrjen e këtyre dy rajoneve.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj