Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Bota | Kamionë ushtarakë rusë largohen nga Gjeorgjia

Kamionë ushtarakë rusë largohen nga Gjeorgjia

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Dëshimtarët okularë thonë se kamionët ushtarakë rusë kanë filluar të kalojnë nga Gjeorgjia për në Rusi, por sipas tyre, nuk ka prova se po bëhet ndonjë tërheqje në masë, siç kërkohet nga Perëndimi.

Korespondentët njoftuan sot se disa dhjetra kamionë u panë afër tunelit, që ndan Osetinë Jugore në Gjeorgji dhe Osetinë Veriore në Rusi. Agjencia e lajmeve Reuters tha se kamionët ishin të mbuluar, megjithatë shumica dukeshin të zbrazur. Nuk ka njoftime për tërheqje nga Gjeorgjia të mjeteve të blinduara ruse.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi njoftimet e para të tërheqjes, por tha se ky proces duhet të përshpejtohet. Një zëdhënës i qeverisë gjermane i cilësoi lëvizjet e trupave ruse si një hap shumë i pamjaftueshëm.

Qeveritë perëndimore janë ankuar vazhdimisht rreth vonesave në tërheqjen e trupave ruse, pas premtimeve për tërheqje nga Presidenti rus Dmitri Medvedev. Dje në Kombet e Bashkuara, Rusia hodhi poshtë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila kërkonte tërheqjen e menjëhershme të trupave të saj.

Në zotimin e tij më të fundit, zoti Medvedev tha se tërheqja ruse do të përfundojë të premten.

Ndërkohë, presidenti Xhorxh Bush, në një fjalim që mbajti para veteranëve, dënoi operacionet ushtarake të Rusisë në Gjeorgji si jo proporcionale, madje ai u zotua të bashkëpunojë me aleatët për të siguruar integritetin territorial të këtij vendi të Kaukazit.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0