Irani vazhdon testet e raketave
Forcat iraniane të sigurisë kanë vazhduar ditën e enjte provat me raketa. Mediat shtetërore thonë se provat e sotme të raketave tokë - tokë janë bërë në Gjirin Persik. Një ditë më parë Irani ka kryer teste të tjera. Ndër to kishte edhe raketa që mund të qëllojnë edhe territorin izraelit. Iranianën kumtuan se testet janë paralajmërim në rast sulmi ndaj reparteve të tyre bërthamore. Ministrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice ka paralajmëruar qeverinë në Teheran. SHBA janë të gatshme që të mbrojnë interesat e partnerëve të tyre, deklaroi Rice gjatë vizitës në Gjeorgji. Brengosje ka shprehur edhe Kina. Një zëdhënës në Pekin tha se ata shpresojnë se testet e fundit në Lindjen e Mesme nuk do ta tensionojnë gjendjen edhe më shumë.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj