Kërkohet dorëheqja e Olmertit
Në Izrael ka shpërthyer një krizë e re qeveritare. Ministri i mbrojtjes Ehud Barak i partisë punëtore në koalicion, ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit Ehud Olmert. Shkak janë akuzat kundër Olmertit për korrupsion. Biznesmeni amerikan Morris Talansky ka deklaruar të martën para një gjykate në Jerusalem, se i ka dhënë Olmertit 150 000 dollarë. Me këtë Olmert ka financuar fushatën zgjedhore dhe ndoshta edhe shpenzime private. Olmert kishte deklaruar se në rast padie do të jepte dorëheqjen. Nqs Partia punëtore largohet nga koalicioni, qeveria nuk e ka më shumicën parlamentare.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj