Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Bota | Amnesty International thotë se 77 vende mohojnë lirinë e shprehjes

Amnesty International thotë se 77 vende mohojnë lirinë e shprehjes

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nje nga pllakatet e protestes se organizates Amnesty International

Organizata Amnesty International thotë se në gjithë botën ka një nevojë gjithnjë e më të madhe për drejtësi, por mohimi i të drejtave të njeriut vazhdon të jetë shumë i përhapur.

Në raportin e saj të përvitshëm që doli sot, Amnesty thotë se tortura ende praktikohet në 81 vende, ndërsa 77 vende e mohojnë lirinë e fjalës dhe 54 të tjerë nuk sigurojnë procese gjyqësore të drejta.

Në raport kritikohen edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Po ashtu aty thuhet se Amerika vendos standardet për sjelljen e qeverive në gjithë botën, por se ky standard është rrezikuar nga praktikat e ndjekura në qendrën e ndalimit në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

Amnesty International i bëri thirrje presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara që ta mbyllë atë qendër.

Organizata e kritikon Kinën pasi nuk ka lejuar lirinë e shprehjes dhe ka vazhduar programin e “e ri-edukimit të detyruar përmes punës”. Po ashtu në raport thuhet se Kina vazhdon të transferojë armë në Darfur të Sudanit duke shkelur embargon e OKB-së për armët.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0