Kina fillon tri ditë zije kombëtare për viktimat e tërmetit
Kina ka filluar të mbajë tri ditë zi kombëtare ndërsa numri i të vdekurve nga tërmeti i javës së kaluar i kaloi 32 mijë vetë.
Qytetarëve kinezë u është kërkuar të qendrojnë në heshtje për tri minuta në 14 e 28 sipas orës lokale, momenti kur një tërmet me magnitudë 7,9 goditi vendin një javë më parë.
Qeveria kineze tha se stafeta e pishatrit olimpik është ndërprerë gjatë tri ditëve të zisë dhe të gjithë flamujt do të ulen në gjysmë shtize. Faqeve të Internetit u është kërkuar të mos publikojnë asnjë material argëtimi dhe të gjitha aktivitete argëtuese publike janë pezulluar.
Agjencia e lajmeve Xinhua thotë se numri i viktimave nga tërmeti në provincën Siçuan arriti në 32 mijë e 500, ndërsa 220 mijë njerëz janë plagosur. Autoritetet parashikojnë që numri i viktimave t’i kalojë të 50 mijët.
Më shumë se 60 të mbijetuar u shpëtuan në zonën e katastrofës të shtunën, por dje numri i të shpëtuarve ra ndjeshëm



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj