Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Bota | Irak: Mbi 1 mijë të dyshuar të al-Kaidës arrestohen në Mosul

Irak: Mbi 1 mijë të dyshuar të al-Kaidës arrestohen në Mosul

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Ushtria irakiane njoftoi se forcat e saj kanë arrestuan më shumë se 1 mijë të dyshuar gjatë një ofensive kundër al-Kaidës në Mosul.

Kryeministri Nuri al-Maliki u kthye në kryeqytetin e vendit Bagdat, pasi kaloi disa ditë në Mosul, për të parë nga afër operacionet ushtarake. Gjatë qëndrimit në atë qytet, ai hapi një postë të komandës ushtarake të teknologjisë së lartë, që synon të ndihmojë ushtrinë irakiane në ofensivën aktuale.

Një zëdhënës i ministrisë së brëndshme irakiane tha se zyrtarët ushtarakë janë të kënaqur me suksesin e operacionit në Mosul. Mosuli konsiderohet si baza e fundit kryesore urbane e Al-Kaidës në Irak.

Ndërkohë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi shkoi të shtunën në Bagdat për bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe irakianë.

Një zëdhënëse e ambasadës tha se zonja Pelosi mbërriti të shtunën paradite në kryeqytetin irakian për një vizitë të panjoftuar më parë. Zëdhënësja nuk dha hollësi për vizitën e saj.

Zonja Pelosi është një figurë e lartë e partisë demokrate dhe një kritike e politikës së luftës në Irak. 

 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0