Kina shpreh falenderim për ndihmat
Mbi 5 milionë vetë llogaritet se kanë mbetur pas strehë
Presidenti kinez, Hu Xin Tao, ka shprehur falenderimet e tij të sinqerta për ndihmën ndërkombëtare pas tërmetit të ditës së hënë.
Agjensia shtetërore e lajmeve, Hsinhua, tha se presidenti kinez falenderoi ata që ai i quajti miq ndërkombëtarë dhe qeveritë e huaja për kontributin që kanë dhënë.
Ndihmat nga brenda dhe jashtë vendit kanë kapur shifrën 800 milionë dollarë.
Autoritetet llogarisin se rreth pesë milionë vetë kanë mbetur pa strehë pas tërmetit.
Qeveria kineze thotë se të paktën 29 mijë vetë vdekur në zonat e prekura nga tërmeti, ndonëse kjo shifër mund të shkojë deri në 50 mijë.
Ekziston shqetësimi se shirat, që parashikohet të vazhdojnë edhe të dielën, mund të pengojnë punën e skuadrave të ndihmës.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj