Faqja e Pare | Bota | Parlamenti rus miraton Vladimir Putin ne postin e kryeministrit

Parlamenti rus miraton Vladimir Putin ne postin e kryeministrit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Putin tashme kryeminister

Dhoma e Ulët e parlamentit rus miratoi me shumicë dërrmuese votash zotin Vladimir Putin si kryeministër, një ditë pas emërimit në këtë post nga Presidenti i ri Dmitri Medvedev.

Kalimi i zotit Putin nga posti i Presidentit në atë të kryeministrit dhe inaugurimi i zotit Medvedev, që njihet si nxënësi i tij, i jep fund disa muaj manovrash politike, që synonin ta mbanin zotit Putin në një tjetër post të lartë zyrtar.

Para votimit në parlament zoti Putin u tha ligjvënësve se synimi i tij është ulja e inflacionit brenda pak vjetësh, si pjesë e një plani afatgjatë për të nxitur rritjen ekonomike dhe standartin e jetesës.

Partia e zotit Putin Rusia e Bashkuar ka një shumicë të mjaftueshme në parlament për të ndryshuar kushtetutën dhe shkarkuar presidentin, nëse i duhet ta bëjë këtë. 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0