Faqja e Pare | Bota | Putin: Parada ushtarake në Rusi nuk ishte demonstrim force

Putin: Parada ushtarake në Rusi nuk ishte demonstrim force

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se shfaqja për herë të parë në vite e paisjeve të rënda ushtarake në paradën e zhvilluar me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë nuk u bë për të demonstruar forcën. Në takimin e fundit të kabinetit para inaugurimit të mërkurën të pasardhësit të tij Dimitri Medvedev, zoti Putin tha se kjo paradë tregon thjesht rritjen e aftësive të vendit për t’u vetëmbrojtur. Parada e së premtes, e cila shënonte përvjetorin e fitores së aleancës në Luftën e Dytë Botërore, pritet të përfshijë tanke të rënda dhe raketa balistike ndërkontinentale. Të enjten, zoti Medvedev pritet të emërojë zotin Putin si kryeministër të Rusisë. Agjencia e lajmeve Itar-Tas thotë se zoti Putin e falënderoi administratën presidenciale për ndihmën e tyre. Ai tha gjithashtu se në të ardhmen ai do të mbështetet si në stafin qeveritar ashtu edhe në administratën presidenciale në punën e tyre për një strategji afatgjatë për zhvillimin e Rusisë

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0