24 ore lajme: Kolumbi : Vritet " I cmenduri" Kolumbi : Vritet " I cmenduri" ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 April, 2008 07:36:00 Policia kolumbiane thotë se ka vrarë njërin prej kriminelëve më famëkeq të vendit, Miguel Angel Mejia. Ministri kolumbian i mbrojtjes, Juan Manuel Santos, tha se ai u vra në provincën veriore Antikua bashkë me dy truproje. Trafikanti i drogës ishte në listën e Shteteve të Bashkuara për kriminelët më të kërkuar bashkë më vëllain e tij binjak. Emri i tyre u bë fillimisht i njohur në vitin 2001 kur në dy apartamente të tyre në Bogota policia zbuloi 35 milionë dollarë. Uashingtoni ka vënë një shpërblim pesë milionë dollarë për cilindo që jep informata që çojnë në kapjen apo vrasjen e tyre. Ministri i mbrojtjes tha se ky shpërblim do t'i jepet personave që e informuan policinë për vendndodhjen e Miguel Mejias, që mbante pseudonimin 'el Loco' (i çmenduri). Trupi i tij nuk është identifikuar ende, por policia thotë se është e bindur se e ka vrarë kriminelin bashkë me dy truproje të tij. Nëse konfirmohet, kjo është një fitore e dyfishtë për qeverinë kolumbiane, pasi Miguel Mejia ishte në krye të një brezi të ri grupesh paraushtrake që u krijuan pas shpërbërjes së trupave të paligjshme të Forcave të Bashkuara të Vetëmbrojtjes në Kolumbi. 31 mijë paraushtarakë të këtij formacioni iu dorëzuan autoriteteve. Por, analistët besojnë se ndoshta 8000 mijë paraushtarakë të tjerë kanë zënë vendin e tyre, duke u marrë thuajse eksluzivisht me trafikimin e drogës.