Faqja e Pare | Bota | Bukuresht: NATO-ja i jep fund takimit me presidentin rus Putin

Bukuresht: NATO-ja i jep fund takimit me presidentin rus Putin

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer sot ne Bukuresht

Udhëheqësit e NATO-s i dhanë fund takimit të tyre të nivelit të lartë në Bukuresht me Presidentin rus Vladimir Putin, një ditë pasi mbështetën planet amerikane për dislokimin e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në Europën qendrore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer tha sot se bisedimet u zhvilluan në frymë pozitive por nuk njoftoi për ndonjë arritje të rëndësishme.

Zoti Putin tha më pas se është i kënaqur me bisedimet por vuri në dukje disa probleme, si kundërshtimin e Rusisë ndaj planeve amerikane për instalimin në Europë të një sistemi për mbrojtjen nga raketat dhe vazhdimin e zgjerimit të NATO-s.

Po sot, udhëheqësit e NATO u takuan me presidentin ukrainas Viktor Yushchenko për të diskutuar mbi perspektivën e anëtarësimit të vendit të tij në NATO në të ardhmen.

Dje, udhëheqësit e NATO-s deklaruan se Ukraina dhe Gjeorgjia ende nuk janë gati për të filluar procesin e anëtarësimit por theksuan se të dyja këto republika ish sovjetike janë padyshim në rrugën drejt hyrjes në Aleancë.

Zoti Yushchenko e quajti këtë një ngjarje historike për vendin dhe popullin e tij.

Sot, Presidenti Bush do të takohet në Zagreb me udhëheqësit kroatë si dhe me ata shqiptarë, me rastin e ftesës që NATO-ja i bëri Kroacisë dhe Shqipërisë për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Të dielën, zoti Putin do të presë Presidentin Bush në vendpushimin e Detit të Zi, Soçi, për bisedime që pritet të përqendrohen te sistemi antiraketë.

Sot, NATO-ja dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje tranziti, e cila lejon kalimin përmes territorit të Rusisë të dërgesave që nuk përmbajnë armë vdekjeprurëse për forcat e Aleancës në Afganistan.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0